Ngjela: Moska ka njerëz këtu, tregon politikanët që i shërbejnë
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Breaking” me gazetaren Fiori Dardha në Top News foli për ndikimin rus në Shqipëri dhe politikanët e lidhur me Moskën zyrtare.
Ndërsa sa i takon përpjekjeve të Rusisë për të ndikuar në politikën shqiptare, avokati tha se në 2017-ën kur PD hyri në Çadër para kryeministrisë, në Tiranë kishte 280 oficerë rusë.
Më tej avokati duke analizuar se ku mundet Rusia të ketë ndikim në politikën shqiptare, tha se më së shumti ishte tek e djathta duke qenë se ka kohë që qëndron në opozitë.
“Ata janë prezentë, nuk ka rëndësi se ku. Duan me çdo kush të kenë influencën e tyrë këtu sepse bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor me aleancën amerikane, dobëson Rusinë. Ka mundësi që më shumë të jenë djathtas, por edhe majtas mund të jenë. Pse them që mund të jenë djathtas? Sepse ka shumë kohë që janë në opozitë”– shtoi avokati Ngjela.
Fraksion.com