“Dua të qesh, çfarë problemi ka?”, Ori për marrëdhënien mes Heidit- Romeos- Eglës: Jeni aleanca më e fortë
Trkëndëshin e krijuar mes Romeos, Eglës dhe Julit e kanë diskutuar edhe opinionistët në studion e Big Brother VIP 3.
Sipas Arbrit marrëdhënia mes Eglës, Romeos dhe Heidit është një alencë e hapur por ende nuk e kupton arsyen.
Ndërkohë që sipas Orit kjo është një nga alenacat më të forta që ndodhet momentalisht brenda shtëpisë.
Pjesë nga biseda në studio:
Egla: Dua të qesh more, çfarë problemi ka këtu?
Arbër Hajdari: Shikoj një aleancë ose bashkim interesash brenda lojës. Por, nga loja që ke bërë nuk është se ke shfaqur ndonjë interese që do të qeshësh
Ori Nebijaj: Egla që s’do bie dakord asnjëherë me asgjë këtë e dimë. Nuk shikoj asgjë të keqe që të ketë alenca. Unë mendoj se ndoshta ata nuk e kanë parë si një aleancë konkrete, por në këtë moment ndoshta dhe nga përjetimi që pati Romeo nga dalja e Eglës, Heidi po ashtu më duket krejt e natyrshme që të ndihen të pakompleksuar në ndjesinë pozitive që kanë bashkë. Për mua aty brenda ju jeni aleanca më e fortë që është deri tani.
Fraksion.com