Anëtarët e PS bojkotuan Komisionin Hetimor, Vokshi thirrje Nikollës: Të shkarkohen pasi nuk kanë vullnet!
Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi ka dalë sot në një konferencë për mediat, pas bojkotit të mbledhjes së radhës nga PS-ja.
Nga Kryesia e Kuvendit Vokshi u shpreh se sot do t’i dërgohet një shkresë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila duhet të marrë masa për zhvillimin e komisionit me qëllimin hetimin parlamentar të dy koncesioneve.