AktualitetTë fundit

Zbardhet autostrada Lushnje- Fier: Fermerët derdhin qumështin

Fermerë me traktorë nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri dhe Lushnja protestuan sot tek rrethrotullimi në Savër në autostradën Lushnje- Fier për të kërkuar më shumë mbështetje.

Ata thonë se po u bëhet padrejtësi nga industria e qumështit, për skemat e subvencionimit të cilat janë një mbështetje mjerane, ndërsa një sërë institucionesh nuk ushtrojnë autoritetin sipas ligjit.

Fermerët thonë se çmimi i qumështit nuk i favorizon për tu zhvilluar dhe në shenjë proteste një bot derdhi qumështin në autostradë.

“Ne jemi brezi i dytë që duam të zhvillojmë dhe rrisim fermat por nuk po shesim. Qeveria thotë se kanë vizituar 10 milionë turistë Shqipërinë, por mos vallë këta marrin bukën me vete’ tha një fermer.

‘Ja ku shkoi gjaku i fermereve’ thotë një protestues.

Në shenjë proteste ata derdhën qumështin në autostradë.

Policia ka lejuar makinat të lëvizin edhe pse mes qumështit, ndërkohë një fermer dëgjohet duke thënë: Është turp të lini makinat të kalojnë mes qumështit’

 

Fraksion.com