‘Mos guxo të më ndërpresësh’, debat i ashpër mes Gjergjit dhe Metajt te ‘Shëndetësia’: Turpi mban fytyrën tënde
Një debat me tone ka ndodhur mes kryetares së Komisionit të Shëndetësisë Zheni Gjergji dhe deputetit të PS-së Ilir Metaj. Pas debatit Gjergji i hoqi fjalën Metajt.
Gjergji: Mos bëj ironi
Metaj: Mos më ndërprit… mos guxo të më ndërpresësh më. Unë nuk do të ndriçoj errësirën e mendjes tënde.
Gjergji: Jam në dritë! Të lutem më ruaj etikën mos fyej dhe mos bëj ironi.
Metaj: Nuk je ti të më tregosh mua edukatën
Gjergji: Këtë rol politik e merre gjithmonë dhe është një rol i turpshëm politik që merr. Ti merr një rol politikë shumë të turpshëm
Metaj: Turpi ka vetëm një fytyrë dhe mban fytyrën tende
Gjergji: Të heq fjalën që ta dish.
Fraksion.com