‘Ligjet’ miratohet ligji për karrierën ushtarake në Forcat e armatosura! Votojnë dhe deputetët e opozitës
Në Komisionin e Ligjeve, është miratuar me 13 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim, ligji për “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Për miratimin e ligjeve votoi edhe deputeti i opozitës, Fatmir Mediu.
Deputeti Gazment Bardhi tha se e vetmja karrierë për të bërë karrierë në FA është firma për të tjetërsuar pronat, ndërsa tha se do të votojë kundër.
‘Ne do ta votojmë kundër këtë ligj, sepse nuk garanton që ata të cilën kanë bërë karrierë me ndershmëri. E vetmi kriter për karrierë në Forcat e Armatosura, ka qenë vetëm firmosja e ndonjë pronë për oligarkët. E kemi parë ça ka ndodhur, gradat dhe pozicionet i kanë marr ata që kanë firmosur prona i keni bere gjeneralë e ndonjë prej tyre e keni çuar edhe në presidencë. Pra, ky ligj vetëm për këtë behet.’- tha Bardhi.
Përgjigjen e mori nga deputeti i PS-së Xhemal Qefalia.
‘Për të ardhur keq vendimi për të mos votuar një ligj të tillë. Jemi në një situatë ku shumë vende po ndryshojnë kuadrin ligjor. Për çështjet e sigurisë kombëtare ky komision do të duhet të ishte bashkë. Mos paragjykojmë çdo gjë që vjen nga mazhoranca. Pse duhet ta politizoni. Ky është një ligj i rëndësishme për sigurinë kombëtare.’- tha Qefalia.
Nga ana tjetër deputeti Fatmir Mediu shprehu dakordësinë e tha se e ndihmon ushtrinë në këtë fazë që ndodhemi.
‘Jam dakord se është një ligj teknik. Dhe e ndihmon Ushtrinë në situatën ku ndodhemi. Rritja e moshës nuk i plak Forcat e Armatosura. Unë kam vetëm një kërkesë në drejtim të Ministrisë dhe Forcave të Armatosura: Sa më pak subjektivitet të ketë në promovim jashtë radhe. Lë hapësira për abuzim. Unë nuk shikoj asgjë politike në këtë projektligj, e votoj se shikoj në mbështetje të Forcave të Armatosura.’- tha Mediu.
Ndërsa Bushka tha se e vlerëson këtë nismë.
Edhe unë e vlerësoj këtë nismë, e cila në themel ka rregullimin e situatës ligjore për përparimin në karrierë. Është e drejtë që kërkesa për rekrutime detyron rritjen e moshës, nga 27 në 30. Në aspektin kushtetues dhe ligjor vjen në përputhje të plotë. Ne tregojmë të gjithë mbështetjen për Forcat e Armatosura për standardin që mbajnë. Rastet sporadike nuk mund të përbaltin imazhin e forcave të Armatosura.
Fraksion.com