“Kthehu nga ke ardhur”, Heidi debat me Liamin
Heidi dhe Liami u përfshinë në një debat pasditen e djeshme teksa ky i fundit e quajti banoren ‘modele’.
Ky epitet nuk është pritur mirë prej Heidit e cila ka nisur të qajë në oborr ku Graciano dhe Juli i kanë qëndruar afër.
Teksa kanë qenë duke darkuar, Liami është munduar të sqarohet duke thënë se nuk e ka patur me qëllim të keq fjalën e thënë ndaj Heidit por kjo e fundit e ka marrë të tillë.
Sakaq Heidi nuk pranon ‘faljen’ e tij dhe i kërkon të kthehet andej nga ka ardhur.
Fraksion.com