Komisioni për TIMS, Gogu: Salianji ka ëndërr në sirtar të bëhet gjyqtar i Berishës e t’i jepni pafajësi, por…
Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, ka thënë se ky komision duhet të qëndrojë në shinat e ligjit.
“Është në nderin e këtij komisioni dhe të integritetit tuaj që ne të qëndrojmë në shinat e ligjit. Planin e hetimit në zbatim të ligjit e propozojnë ekspertët. Natyrisht që edhe ne kemi të drejtë të propozojmë thirrje dëshmitarësh”, tha Gogu.
Më tej ai i kërkoi kryetarit Ervin Salianji të mos bëhet gjyqtar i Sali Berishës.
Gogu: Unë e kuptoj që juve në ëndrrën tuaj doni të bëheni gjyqtar i Berishës, mbase doni të t’i jepni edhe pafajësi, por ky komision nuk e ka në veprimtari këtë gjë. Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedise kolegët tanë ku vuajnë masa që cakton drejtësia. Mos ta kthejmë këtë komision në qesharak.
Salianji: Janë deklarata politike që s’kanë të bëjnë më punën e komisionit, ëndrrat që ju folët nuk janë objekt i këtij komisioni, mund të jenë objekt i fallxhoreve. Nëse ju keni sherr me njëri tjetrin nuk është problem i imi. Një kolege e komisionit, por edhe ju si nënkryetar i komisionit, keni propozuar. Duke pasur parasysh që kishit tre emra si propozime, unë për të pasur konsensus të gjerë, që në këtë komision jemi për të qenë përballë atyre që kanë ndërhyrë në komision për llogari të krimit dhe politikës. Plani është siç e kam deklaruar, me propozimet tuaj për thirrjen dëshmitar të Berishës, Bardhit e Bashës, apo cilindo që duhet të vijë japë llogari. Nëse ju merrni një akt dhe thoni përse se keni korrigjuar se na tërheqin veshin të partia, ca të bëj unë këtu. Nuk është faji im që u tërheq veshin vëllai i madh Edi.
Fraksion.com