AktualitetPolitikëTë fundit

“Heshtja për 85 vjetorin e pushtimit italian”, Braçe: Këta pinjollët e tradhtarëve i kuptoj, por nuk pranoj dot heshtjen e çlirimtarëve

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është ka reaguar i revoltuar për heshtjen e institucioneve zyrtare të vendit dje kur duhej të përkujtohej 85 vjetori i pushtimit të Shqipërisë nga Italia Fashiste.

Ai falenderoi kryebashkiaken e Durrësit dhe deputetët të cilët dje (7 prill), mbajtën homazhe para statujës së Mujo Ulqinakut i cili bëri rezistencë ndaj pushtuesve italianë asokohe.

“Shqipëria u pushtua në 7 prill 1939. 85 vite më parë-pushtimi i fundit i këtij vendi, ishte fashist. U lehtesua nga tradhtia, u pergjak nga rezistenca e Mujo Ulqinakut dhe nje grushti luftëtarësh të tjerë!

Por kjo heshtja kombëtare, shurdhon keq! E kuptoj nga ana e pinjolleve te tradhtarëve-keshtu do jete gjithnjë për ta, por nuk e pranoj dot këtej, në anën e çlirimtarëve”, shkruan Braçe në një postim të bërë në facebook ditën e djeshme (7 prill).

 

Fraksion.com