Të skualifikuarit flasin për bashkëjetesën brenda Dhomës së Bardhë, Egla: Mezi pres të mbarojë! Ilnisa: Falë Zotit kisha Meritonin, nuk isha vetëm
Banorët e skualifikuar nga Big Brother për gjestet e pahijshme të bëra në ambientet e brendshme të shtëpisë, Meritoni, Ilnisa dhe Egla kanë dhënë përshtypjet e para për bashkëjetesën brenda Dhomës së Bardhë prej disa ditësh.
Ndërsa Ilnisa dhe Meritoni kanë justifikuar veten për konfrontimet e herëpashershme me Eglën gjatë kohës në izolim, duke u shprehur se tentuan të kenë një qasje pozitive ndaj saj por aktorja refuzoi, Egla nga ana tjetër u shpreh se mezi pret që gjithçka të mbaroj.
Ledioni: Çfarë u ka mësuar Dhoma e Bardhë në pak ditë?
Meritoni: Unë jam ndjerë i ofenduar në momentin që Egla ka drejtuar gishtin ndaj meje si përdorues i lëndëve narkotike, por kam mësuar se gabimet që ne bëjmë duke rënë pa dashje në grackën e dikujt tjetër, duhet të kemi parasysh që të jemi më të kujdesshëm që të mos ndodhë sepse vijmë në një përfundim që është ky i kësaj dhome. Kur ramë në një grackë të Eglës, të cilës nuk do të doja ti kthehesha më pas, kuptova që njerëzit që kemi afër vetes janë shumë të rëndësishëm në një moment të vështirë sepse ka qenë momenti më i vështirë brenda kësaj dhome me mua, Ilnisën dhe Eglën si të skualifikuar. Unë dhe Ilnisa jemi dy njerëz që duhemi dhe nuk e kisha besuar se do të mbërrimin ndonjëherë në këtë pikë. Duhet pasur kujdes për mënyrën dhe formën se si qasesh ndaj dikujt. Dje dhe disa ditë me radhë kam ndjekur në një qasje tjetër ndaj Eglës, pozitive, por e kuptova se ajo nuk ma pranon këtë.
Ilnisa: Unë falë Zotit nuk isha vetëm, por me Meritonin dhe gjithë herët e mundshme ku vetëm vështirësi kemi kaluar, kaloi edhe kjo. Kishim mundësi për ta kaluar edhe më mirë këtë urë kaq të vështirë, për të shkuar deri te Egla. Dhe të jem shumë shumë transparente saç po kjo dhomë, ne donim të shkonim te Egla, por Egla na refuzoi në mënyrë konstante për të na pranuar në formën tonë. Kuptova nga kjo dhomë atë që kam kuptuar nga gjithë ky edicion, sensi i përmbajtjes këtu nuk ka limit. Është një lugë që na ushqen me vetëpërmbajtje saqë veten e kuptoj çdo ditë dhe më shumë që kalon. E rëndësishme ishte marrëdhënia dhe kjo marrëdhënia në një dhomë tjetër do të deçonte ashtu si ata atje vazhdojnë dhe grinden për kotësira.