AktualitetPolitikëTë fundit

Bardhi nga Berati: Veliaj doli sot me mesazhe kërcënuese ndaj Ramës dhe Drejtësisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nga qyteti i Beratit tha se kryetari i bashkisë Erion Veliaj doli sot me “mesazhe kërcënuese ndaj Edi Ramës dhe Drejtësisë”.

Reagimi i tij erdhi pak orë pasi Veliaj përmes një deklarate për median distancoi veten nga ‘veprimet e paligjshme’ për të cilën u arrestuan zyrtarë dhe ish zyrtarë të bashkisë së Tiranës.

Ne kishim një konflikt se kush ishte zgjidhja më e mirë për PD-në. Nuk u zumë as për karrige, as për të ndarë influenca, as për të ndarë para, as për të vjedhur para, ndërsa këta kanë nisur një luftë të brendshme se kush është më shumë hajdut, se kush duhet të shkojë më parë në burg apo se kush merr njeri tjetrin ngjitur tek qelia e atyre që kanë shkuar të parët” tha Bardhi.

Këtë vit e quajti të vështirë. “E them se kemi përballje me hajduterinë e ngritur në sistem dhe nga ana tjetër do duhet të krijojmë një alternativë bindëse,  të  ndershme dhe që shkon per qytetaret.  Një alternativë jo thjesht që PD,  te vije ne pushtet por e vetmja zgjidhje qe i ofrohet shqipërisë” tha ai.

 

Fraksiom.com