Përndoqi 38-vjeçaren dhe e kanosi se do t’i publikonte foto intime, arrestohet i riu në Vlorë
Një 21-vjeçar në Vlorë ka përfunduar në pranga.
Blutë njoftojnë se i riu ka përndjekur dhe më pas kanosur nëpërmjet telefonit një 38-vjeçare.
21-vjeçari, sipas policisë, ka kërcënuar 38-vjeçaren se do t’i publikonte disa foto intime.
Njoftimi:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 38-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe e kanoste se do të publikonte disa foto intime të saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi G. M., 21 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com