Konferenca e Kryetarëve, Akuzat për Olsi Ramën, Bardhi kërkesë Nikollës: S’ka tagër Rama të mos pranojë interpelancën, mos shkelni Kushtetutën
Teksa ka nisur Konferenca e Kryetarëve, zbardhet qëndrimi i kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Ky i fundit i ka bërë kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të fusë në rend të ditës interpelancën me kryeministrin, me pretendimet se vëllai i tij, Olsi Rama, është përfshirë në trafikun e drogës në laboratorin e kokainës në Xibrakë. Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb qëndrimin e Bardhit.
“Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të përfshish në rendin e ditës interpelancën me kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E ke i shndërruar Republikën parlamentare në Republikë kryeministrit. Nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendos arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese.”, tha Bardhi.
Fraksion.com