AktualitetPolitikëTë fundit

Kërkesa e Bardhit për interpelanë, Spiropali: Akuzat, shpifjet apo trillimet nuk i parashikon neni

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi sot pas kërkesës së opozitës për të zhvilluar interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Spiropalit, “akuzat, shpifjet, fantazitë apo trillimet nuk i parashikon neni 96 për interpelancat parlamentare”.

“Si qeveri jemi të gatshëm për t’u përgjigjur për detyrat, veprimtarinë dhe funksionet tona”, u shpreh ajo.

Spiropali theksoi se “barrën e provës e ka akuzatori, jo i akuzuari. Të shkojë të japë përgjigje në SPAK”.

Më herët sot, kryeministri Edi Rama i cilësoi gënjeshtra akuzat e Gazment Bardhit ndaj vëllait të tij Olsi Rama, dhe refuzoi kërkesën për interpelancë. Rama tha se “s’mund të ketë interpelancë për këtë çështje ku gënjeshtari duhet të japë, jo të kërkojë llogari”.

 

Fraksion.com