AktualitetBota+Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë fillore në Finlandë, plagosen tre nxënës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë fillore në Finlandë, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur 3 fëmijë.

Një i dyshuar, i cili po ashtu mësohet se është i mitur, është arrestuar.

Mësohet se shkolla ka të regjistruar gjithsej 800 nxënës dhe 90 persona pjesë e stafit.

Shkolla Viertola ka nxënës të moshës shtatë deri në 15 vjeç si në moshën fillore ashtu edhe në atë të mesme.

 

Fraksion.com