“48 orë brenda dhomës së bardhë“, Egla: duhet të kalit veten të jem më e fortë
Egla qëndroi e mbyllur në dhomën e bardhë, një dhomë e re e shtuar në shtëpinë e Big Brother, që pas eliminimit të saj me zarf të zi. Banorja foli duke thënë se këto ditë kanë qenë shumë të zhurmshe në kokë për të dhe shumë të heshtura në fjalë, e gjithashtu se si i ka kaluar ato orë brenda asaj dhome.
LEDIONI: Si i ke kaluar ato 48 orë aty?
EGLA: Shumë të zhurmshme në kokë, të heshtura në fjalë. Të bardha shumë, siç e sheh. Shumë gjumë. Kan qenë mes zhurmësh dhe heshtjes. Përdora këto gjërat që më keni lënë për të ngrënë për të krijuar një njeri, një palë sy t’i shikoja. Kam pyetur herë pas here për Meritonin, si u bë. E përsëris që është një gjest që nuk duhet bërë. Asnjë nuk duhet ta bëjë. Bie pre e provokimeve në fund të ditës. Nuk e di se sa fortë duhet. Por më fortë…
LEDIONI: Mes të çarave të mureve, ke dëgjuar gjë?
EGLA: Kam dëgjuar sot Roemon dhe Julin që i thonin e ke pasur idhull Eglën. Më erdhi keq për Romeon, jo për Eglën ashtu. Më erdhi keq për Heidin, sepse dëgjova që po linte shtëpinë. Dëgjova që kishte takime në derën e kuqe. Unë duhet të dijë se çfarë do të ndodhë me mua.
LEDIONI: Do të duhet të presësh dhe pak.
Fraksion.com