AktualitetRajoniTë fundit

Qëllohet me 20 plumba makina e kryetarit të komunës së Haraçinës!

Maqedoni e Veriut – Një sulm me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në komunën Haraçinë të Kumanovës. Makina ku po udhëtonte Ridvan Ibrahimi, kryetari i komunës Haraçinë në Maqedoninë e Veriut është sulmuar me armë.

Të plagosur kanë mbetur shoferi dhe nëpunësi i komunës, konkretisht Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini, të cilët janë dërguar në urgjencën e Shkupit.

Autori ka qëlluar me 20 plumba dhe më pas ka ikur me një automjet tip ‘Golf’ në drejtimin e rrugës Haraçinë-Kumanovë.

Policia po vijon hetimet në vendin e ngjarjes si dhe po punon për kapjen e autorit.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut informon se plumbat kanë pasur si objektiv kryetarin, Ridvan Ibrahimi,  i cili në makinë ka qenë me dy personat e plagosur. Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë i njohur për policinë, pasi ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera

 

Fraksion.com