Uncategorized

Arrestohen 5 vrasësit e 18-vjeçarit, si nisi sherri mes adoleshentëve në Shkozë

Janë arrestuar autorët e vrasjes së 18-vjeçarit Aureljo Dervishi, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi u godit me thikë.

Policia ka arritur të identifikojë dhe të shoqërojë në polici pesë persona të përfshirë në konflikt dhe janë ende duke u marrë në pyetje.

Sherri ka ndodhur rreth orës 21:50 tek rrethi i Shkozës, ku të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me dy makina te ndryshme, dhe janë përballur dhe konfliktuar më pas. Viktima ka qenë pasagjer në një prej mjeteve. Nga dëshmitë e grumbulluara deri tani nga grupi hetimor rezulton se shkak për ngjarjen ka qene një komunikim me fjalë banale mes dy grupeve të të rinjve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com