AktualitetPolitikëTë fundit

Topi bën deklaratën e fortë: Më është rrezikuar jeta më shumë se 3 herë në politikë

Ish-presidenti Bamir Topi ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka thënë se gjatë kohës që ka qenë pjesë e politikës, i është rrezikuar jeta.

Teksa ka dhënë një intervistë ndryshe në “Euronews”, ish-presidenti ka thënë se ka kaluar periudha shumë të vështira, duke shtuar se kanë qenë mbi 3 herë rastet kur rrezikonte të humbte jetën.

“Kam një vlerësim shumë pozitiv për kolegët e asaj periudhe. Atëherë kishte shumë idealizëm. Kishte përballje me sfida nga më të ndryshmet. Kemi përballuar dhe ngjarje që mund të na kushtonin jetën në ‘97-’98 . Nuk është një e dy, janë më shumë se tre katër herë. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, por njerëzit ishin më cilësor.  Sot vërtetë duket se është një periudhë ndryshe, kur ti ke teknologjinë dhe një standard tjetër jetese, por shikoj se niveli i demokracisë imponoi këtë format politik që kemi sot”-tha ai.

 

Fraksion.com