Netanyahu do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni ditën e sotme, pas diagnostikimit me hernie.
Lajmi u bë i ditur nga zyra për shtyp e kryeministrisë, ndërkohë që njoftohet se duke qenë se ndërhyrja do të bëhet në anestezi të plotë, detyrën e tij do ta ushtrojë përkohësisht zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë, Yariv Levin.
“Mbrëmë, gjatë një ekzaminimi rutinë, kryeministri Benjamin Netanyahu u zbulua se kishte një hernie. Në konsultim me mjekët e tij, u vendos që pas përfundimit të punës sot (e diel, 31 mars 2024), kryeministri Netanyahu do të shtrohej në spital për një operacion hernie”, thuhet në deklaratë
Fraksion.com