Life StyleTë fundit

“Nuk e dija se ekzistonte”, Erolld Belegu flet për njohjen me Diola Dostin

Erolld Belegu ka shumë vite në skenën publike por po përflitet më shumë së fundmi për shkak të lidhjes së tij me Diola Dostin.

I ftuar në emisionin ‘Prive’ ai i përgjigjet disa pyetjeve në lidhje me marrëdhënien e re me Diola Dostin.

Si u njohe me Diola Dostin?

Me të thënë të drejtën nisi krejt rastësisht. Unë shkova në koncertin e Vesa Lumës, ku ishte edhe ajo. Unë nuk e njihja. Nuk e dija se ekzistonte Diola Dosti, sepse nuk e shihja Big Brotherin. As ajo nuk më njihte. Një shoqe e përbashkët na ftoi dhe aty u njohëm. Që nga ai moment gjërat u zhvilluan shumë shpejt.

Duket se gjithçka po shkon shumë mirë me aq sa po shohim në rrjetet sociale dhe që po e përçoni si energji.

Diola e ka një shprehje, energjia nuk rren. Kështu, besoj se energjia po tregon të vërtetën.

Po planifikoni dasmë, meqenëse po thoni se lidhja u zhvillua shpejt. Mos dhe martesa do të zhvillohet shpejt?

Kemi më me rëndësi të na shkojë lidhja mirë. Nuk jemi marrë me organizime.

Çfarë do t’i thuash atyre që kanë dhënë komente negative?

Ka pas shumë komente pozitive. Për ata që kanë dhënë komente negative, shpresoj që një ditë ta përjetojnë këtë dashuri që t’ua mundi xhelozinë.


Fraksion.com