Humb jetën një turist në Jezercë, një tjetër i plagosur
Dy turistë kroat, janë aksidentuar sot në Majën e Jezercës, ku dyshohet se njëri prej tyre ka humbur jetën dhe tjetri është plagosur.
Gazetari Klodian Zhivani raporton se dy shtetasit e huaj kanë rrëshkitur në afërsi të liqeneve të Jezercës. Njëri prej tyre ka kërkuar ndihmë, duke deklaruar partnerja ka ndërruar jetë.
Në ndihmë të tyre, janë nisur grupi i kërkim – shpëtimit malor dhe banorë vullnetarë nga Valbona.
Shkak i aksidentit është bërë bora dhe temperaturat jo të favorshme të momentin, që e bëjnë shumë të rrëshqitshme.
Maja e Jezercës është maja më e lartë në Alpet Dinarike, e katërta më e larta në Shqipëri dhe e gjashta më e larta në Ballkan, me lartësi 2,694 m mbi nivelin e detit.
- Fraksion.com