Life StyleTë fundit

Historia pas ‘mitit të plakave’

Muaji i plakave, gojëdhëna alla Turke që përmendet çdo mars, sepse moti pëson ndryshime të dukshme. Sipas gojëdhënave, ndryshimi motit në muajin mars lidhet me ‘mitin e plakave’.

Por edhe sot jo rrallë e përdorim: ‘Bën ftohtë se janë plakat’.

Sipas legjendës, disa plaka u ngjitën në mal dhe thirrën: ‘Lamtumirë Dimër, vafsh në djall!’

Ndonëse ishte mars, dimri u rikthye. Muaji mars i kërkoi muajit shkurt t’i jepte disa ditë, që t’i kujtonte plakave se dimri nuk ka ikur dhe se është një fenomen që duhet respektuar, – transmeton ballkani.info.

Plakat vdiqën nga i ftohti dhe pastaj erdhi pranvera. Madje, sot aty është një gur në formën e një plake, ku buron ujë, që thuhet se janë lotët e plakës.

Për këtë arsye, një javë në muajin mars bën ftohtë, me shira dhe reshje dëbore, për të pasuar pranverën e vërtetë.

 

Fraksion.com