AktualitetPolitikëTë fundit

Roland Qafoku: Deputetët e Bashës do kalojnë nga Rithemelimi

Gazetari Roland Qafoku i ftuar në DritareTv komentoi situatën politike në vendin tonë. Zoti Qafoku u shpreh se Gazment Bardhi ka marrë një autoritet në Rithemelim që më parë nuk mendohej. Nga ana tjetër thotë gazetari, Basha do të mbesë i vetëm në PD, pasi edhe ata deputetë që kanë mbetur do kalojnë me Berishën.

Vula është problemi kryesor sot. Por ka një sërë çështjes te tjera sidomos lëvizjet që kanë ndodhur dhe po ndodhin në PD. Jo vetëm Rithemelimi i Berishës, por tani i themi Rithemelimi i Gazmend Bardhit. Janë hije figura si Luçjano Boçi dhe Flamur Noka. Gaz Bardhi ka marrë një autoritet që më parë nuk mendohej. Nga ana tjetër pesha specifike e Lulzim Bashës ka rënë aq shumë sa edhe sikur t’ia japin vulën nuk i shërben për asgjë. Pse? Sepse si s’ka gjë. Ata deputetë që ishin të fortë, që i jepnin rëndësinë Lulzim Bashës, pra Bardhi, Gjekmarkaj dhe Tabaku, nuk janë më me atë. Edhe ata pak që janë mbetur do kalojnë nga Rithemelimi.”, tha Qafoku.(dritare.net

Fraksion.com