Kandidati për ambasador i SHBA në Shqipëri, David Kostelancik para Senatit më 16 prill
David Kostelancik, i ripropozuar nga presidenti amerikan Joe Biden në postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri, pritet që të dalë përpara Komitetit të Jashtëm të Senatit më 16 prill, thuhet në një njoftim.
Kostelancik u propozua ambasador i SHBA në Tiranë nga Presidenti i SHBA, në 24 janar të 2023, por emërimi i tij u rikthye sërish në Shtëpinë e Bardhë pasi Senati gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar, nuk futi në rend dite brenda afateve votimin për konfirmimin e Kostelancik dhe të dhjetëra të emëruarve të tjerë.
Kostelancik pritet të rikonfirmohet nga Komiteti, për t’u paraqitur për votim më pas nga Senati.
Në prezantimin e tij para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit në 30 mars 2023, ai shpalosi si prioritet të punës së tij në Tiranë forcimin e institucioneve të reja të drejtësisë.
Në periudhën 92-94 Kostelancik ka shërbyer si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në Ambasadën amerikane në Tiranë.
Fraksion.com