Life StyleTë fundit

Arbana Osmani tregon për largimin nga ‘Big Brother’ dhe zbulon nëse e ndjek këtë sezon

Arbana Osmani ka bërë një dalje publike duke u shfaqur në një intervistë me “Zë me     Mirën” ku u është përgjigjur disa prej pyetjeve të publikut që kanë qarkulluar së fundmi rreth saj.

Mes të tjerash, ajo është ndalur edhe te “Big Brother VIP”. Duke folur për largimin nga programi që ka moderuar prej vitesh, ajo ka thënë:

“Nuk ndodhi asgjë. Unë e shpjegova pak momente më përpara. Vija nga një periudhë shumë e ngjeshur dhe vendimi im për të vazhduar projekte, dëshira, qoftë edhe qëndrimi më shumë me fëmijët, ndjekja e pasioneve të mia, hapja e një sipërmarrje të re, bërja e gjërave ndryshe. Unë e kam bërë Big Brother për shumë shumë vite. Kam bërë programe të tjera për shumë vite. E kuptoj që publiku është i lidhur me mua shumë në figurën e Big Brother, aq më tepër gjatë këtyre dy viteve të fundit, ku Big Brother ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Po ashtu unë e di që publiku mësohet edhe me një figurë tjetër. Iki unë, vjen dikush tjetër. Asnjëherë s`e kam menduar që është një herezi e madhe të lësh një projekt, sepse po lë të tjerët në baltë. Vazhdimisht kur e di se gjërat mes meje dhe njerëzve të mi të afërt, për tematika të caktuara, janë krejt të qarta, nuk e ndjej të nevojshme të jap shpjegime publike, në të gjitha sferat. Kështu që nuk e ndjeva që unë në finalen e Big Brother duhet të thoja: Shiko se ky është edicioni im i fundit. Se unë jam një nga hallkat e programit. Njerëzit do ta ndjekin programin me ose pa mua, ç`rëndësi ka a do jem a s`do jem unë. Nuk e ndjej se duhet t`i jap gjithë këto kredite vetes për ta glorifikuar këtë personazhin tim dhe pozicionin tim. Shiko se unë po iki dhe po ju lë… Thashë, kur të fillojë Big Brother unë do bëj një urim nga zemra për ata të cilët do ta vazhdojnë programin edhe e mendova të mjaftueshme.”.

Mes të tjerash ajo u është përgjigjur edhe disa teorive konsiprative. Mes tyre edhe asaj se “Arbana Osmani ka kërkuar 600 mijë euro për Big Brother Albania.”

“Nëse unë do të kisha vendosur paratë si një pikë vendimtare që ka të bëjë me vendimet e mia të rëndësishme, do kisha qenë o shumë, shumë e pasur o shumë, shumë e varfër. Paratë nuk janë kurrë në zemrën time. “-sqaroi Arbana.

E pyetur nëse e ndjek ‘Big Brother-in’ e këtij viti, moderatorja tha se e ka parë duke nënvizuar se është e pamundur mos të ndiqet.

Ajo u shpreh se ka lexuar që ka tejkaluar edhe suksesin e të parit dhe të dytit dhe u shpreh shumë e lumtur për gjithë skuadrën.

Është e pamundur mos ta ndjekësh Big Brother-in e këtij viti, sepse je e rrethuar. Big Brother është një program nga i cili ti nuk mund të izolohesh prej tij, aq më tepër ne që jemi njerëz të medias dhe jemi gjatë gjithë kohës në kontakt. Më duket që po shkon shumë mirë. Kam lexuar që ka tejkaluar edhe suksesin e të parit dhe të dytit dhe jam shumë e lumtur për gjithë skuadrën.”

Fraksion.com