Ledjona me lot në sy tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore. Kur ka parë që…
Në një intervistë të dhënë këtë pasdite në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata e kanë përjetuar qëndrimin e saj në Big Brother.
Me lot në sy ajo rrëfeu se i ati nuk e ka përjetuar aspak mirë qëndrimin e saj aty, dhe sulmin që i është bërë nga banorët.
“Kur kam shkuar në shtëpi vajza ka qenë në gjumë, nuk e priste që do dilja. Babai nuk e ka pritur mirë qëndrimin tim aty dhe sulmin që më është bërë… nuk ka qenë mirë me shëndet. Kishte parë që dhe unë isha dobësuar dhe kishte pasur disa probleme shëndetësore. Tani është ok, dhe është gëzuar kur kam dalë nga shtëpia”, tha ajo.
Fraksion.com