Aleatët riafirmojnë angazhimin për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës në takimin e Këshillit NATO-Ukrainë
Këshilli NATO-Ukrainë u takua të enjten (28 mars 2024) pas sulmeve ajrore të fundit ruse në Ukrainë. Aleatët dënuan ashpër përshkallëzimin e sulmeve ajrore ruse dhe riafirmuan angazhimin e tyre për të forcuar më tej mbrojtjen e Ukrainës
Takimi u mbajt në nivel ambasadori dhe u thirr me kërkesë të Ukrainës. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Mircea Geoana kryesoi Këshillin dhe ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov iu bashkua nëpërmjet video-konferencës. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm tha: “Sulmet e vazhdueshme të Rusisë kundër civilëve dhe infrastrukturës kritike të Ukrainës tregojnë një nevojë urgjente për mbështetjen tonë të vazhdueshme”.
Aleatët po ofrojnë ndihmë të paprecedentë ushtarake, financiare dhe humanitare për Ukrainën. Franca së shpejti do të dërgojë më shumë topa të tipit Cezar dhe disa aleatë i janë bashkuar nismës së Çekisë për të siguruar 800,000 predha artilerie shtesë. NATO po krijon Qendrën e Përbashkët të Analizës, Trajnimit dhe Edukimit në Bydgoscz, Poloni, ku forcat ukrainase mund të stërviten së bashku me trupat aleate. Për më tepër, nën Paketën Gjithëpërfshirëse të Ndihmës së NATO-s (CAP), Aleanca po ofron mbështetje thelbësore jo-vdekjeprurëse.
Aleatët ranë dakord në Samitin e Vilniusit në korrik 2023 për të krijuar Këshillin NATO-Ukrainë. Ai shërben si një forum për konsultimet e krizës dhe vendimmarrjen midis NATO-s dhe Ukrainës.
Fraksion.com