AktualitetPolitikëTë fundit

1108 të riatdhesuar nga Britania e Madhe në 3 muaj

Në Tiranë mbahet takimi i Komitetit të Përbashkët mes dy vendeve, merr pjesë edhe Kosova

Marrëveshja mes Britanisë dhe Shqipërisë për frenimin e emigrantëve ilegale po jep rezultatet pozitive. Ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri me dije se përpos 2023 me shifra ekstradimesh të larta, vetëm gjatë tre muajve të 2024 në Shqiperi janë riatdhesuar 1108 persona. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë mbledhjes së Komitetit të Përbashkët mbikëqyrës, ku u bë pjesë dhe Kosova.

Taulant Balla: Ne duhet të bëjmë gjithçka është e mundur që ky progres të jetë i pakthyeshëm dhe po ashtu është një shembull i mirë i amplifikimit të këtyre rezultateve edhe në bashkëpunim me vendet e tjera të rajonit, sikurse është i mirëpritur rasti i Republikës së Kosovës.

Koordinatori special i qeverisë britanike për emigracionin e paligjshëm, Stuart Skeates, tha se goditja e emigracionit të paligjshëm do të zgjerohet gjatë muajve në vijim.

“Nuk do të jetë vetëm emigracioni ilegal, por do të jetë një rast për të forcuar marrëdhëniet bilaterale, si mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, por edhe mes Shqipërisë e Kosovës. Është një marrëdhënie strategjike shumë e rëndësishme, jo vetëm në fushën e krimit të organizuar, por gjithashtu në zona të përgjithshme të sigurisë dhe mbrojtjes në përgjithësi.”

Gjatë vitit të shkuar, mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe u realizuan 50 operacione riatdhesimi dhe u deportuan gjithsej 2250 persona. Ata u larguan për motive të ndryshme si qëndrim ilegal, kultivim të bimëve narkotike, refuzim azili dhe falsifikim dokumentacioni.

Fraksion.com