Horoskopi ditor e mërkurë 27 mars 2024
Ky është horoskopi ditor për dtën e sotme e mërkurë 27 mars 2024. Parashikimi i yjeve për ju sot se si do të ecë puna, shëndeti dhe ndjenjat për secilën shenjë
Dashi
Demi
Binjakët
Gaforrja
Luani
Intuita nuk do funksionojë si duhet gjatë kësaj dite dhe herë pas here nuk do dini si të veproni. Nëse keni një lidhje mos u tregoni shumë mosbesues kundrejt partnerit. Nëse ju e ruani në çdo hap që hedh ai me të drejtë mund të mërzitet. Ju beqarët do filloni të pëlqeni një koleg pune. Edhe ai ka kohë që iu pëlqe, por nuk ua ka shprehur nga frika se mund të humbe edhe miqësinë tuaj. Në punë lëreni mënjanë imagjinatën tuaj të zhvilluar dhe kthehuni në realitet. Merrni edhe disa masa që askush të mos ndërhyjë në planet që keni bërë. Për sektorin e financave dita e sotme do jetë e mrekullueshme. Gjithsesi mos u tregoni aspak impulsive me shpenzimet sepse situata mund të ndryshojë menjëherë
Virgjëresha
Do tregoni shumë kujdes për imazhin tuaj gjatë kësaj dite dhe për këtë mund të vendosni të mbani larg disa persona të dëmshëm. Ju që jeni në një lidhje do keni një ditë plot me ndodhi të këndshme. Së bashku me partnerin do bëni edhe plane për të ardhmen. Bëni vetëm kujdes mos këto emocione iu bëjnë të humbisni drejtimin. Ju beqarët do filloni të pëlqeni dike që e njihini prej kohesh, por që kurrë nuk e keni pasur qejf. Në punë dita do jete e qëndrueshme dhe pa ndonjë problem serioz. Vazhdoni të tregoheni të kujdesshëm dhe të mendoheni gjatë para se të veproni. Në planin financiar kënaquni me ato qe do iu sjellin planetët. Po të kishit më shume para do shpenzonit më shumë.
Peshorja
Sot do preferoni të jeni përherë ju që do thoni fjalën e fundit. Ju duket vetja më superiorë dhe me më shumë besim tek vetja. Nëse jeni në një lidhje, më në fund do afroheni më pranë partnerit tuaj dhe do ia shprehin gjitha ato që keni menduar prej kohesh. Nëse jeni ende vetëm, mos kërkoni të bëni asgjë me ngut sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit dhe keni për të vuajtur. Në punë duhet të bëni gjithçka për të vënë edhe më në pah vlerat tuaja. Vetëm në këtë mënyrë do i kënaqni shefat dhe do merrni atë që dëshironi. Për financat do jetë ditë delikate dhe nuk do mund të kryeni asnjë shpenzim të madh.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do keni shumë vullnet dhe dëshirë për të vendosur paqen. Gjithçka për ju do ecë më së miri. Nëse keni një lidhje, dëshira për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme do iu bëjë të merrni parasysh edhe dëshirat e partnerit tuaj. Megjithëse duhet ta kishit bërë më parë këtë, përsëri nuk është vonë. Ju beqarët do keni edhe takime, por do ëndërroni shumë me lart. Do jeni përsëri te mërzitur. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do keni arritje të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër nuk do ju mungojë as maturia dhe durimi. Financat do jene në përgjithësi te mira, por nëse do bëni shpenzime mendohuni mirë sa para do harxhoni.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do adhuroni aventurat dhe askush nuk do ju ndalë të bëni atë që mendoni. Sektori i dashurisë për ju që keni një lidhje do jetë i favorizuar nga planetët. Lidhja juaj do bëhet më e qëndrueshme dhe ju do ndiheni mirë pranë të dashurit tuaj. Ju beqaret do jeni mahnitës dhe do bëni për vete atë që doni. Do jetë një ditë shumë e bukur. Në punë do jeni edhe më të lirë për të bërë atë që dëshironi. Shefat do kenë besim të verbër tek ju dhe do ju besojnë një sektor vërtet të rëndësishëm. Plutoni do iu mbrojë në sektorin financiar. Do keni shumë fat. Përfitoni sa më shumë, por tregohuni në çdo moment edhe vigjilentë.
Bricjapi
Nën ndikimin e madh të Hënës dhe Neptunit sot do jeni të gatshëm të përballeni me realitetin dhe t’iu jepni zgjidhje edhe disa telasheve që ju kishin dalë. Pas një periudhe jo shumë të mirë për ju që keni një lidhje, sot situata do fillojë të ndryshojë rrënjësisht. Do e dëgjoni me kujdes tjetrin dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Ju beqarët do ndiheni mirë ashtu si jeni dhe nuk do bëni asgjë për ta ndryshuar statusin. Në punë duket se asgjë nuk do shkojë mirë. Do merrni refuzime, do keni vonesa dhe plot vështirësi të tjera. Të ardhurat do i keni më në vëmendje se kurrë dhe situata do stabilizohet. Do i shlyeni edhe borxhet e vjetra.
Ujori
Sot do jeni shumë të kujdesshëm për veten dhe për ata që doni. Nuk do lejoni askënd t’ua prishë imazhin ju dhe personave të zemrës. Nëse keni një lidhje, planetët do ua mbrojnë gjatë gjithë kohës marrëdhënien. Nga ana tjetër ata do ju nxitin të përgatisni surpriza të njëpasnjëshme dhe të dy palët do ndiheni për mrekulli. Ju beqarët do merrni vendime të rëndësishme mbi të ardhmen dhe do ndiheni të plotësuar. Jeta profesionale nuk do ecë ashtu si do dëshironit megjithatë probleme serioze nuk do ju dalin. tregohuni vetëm pak më të logjikshëm dhe të duruar. Sektori i financave do jetë mjaft konfuz. Mendohuni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi pasi nuk është koha për të rrezikuar.
Peshqit
Fraksion.com