AktualitetTë fundit

Goditi me send të fortë të moshuarën, arrestohet kujdestarja e konviktit në Shkodër

Kujdestarja e konviktit në Shkodër është arrestuar pasi goditi me send të fortë të moshuarën.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shpalljen në kërkim të shtetases R. P., 44 vjeçe, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasen R. P. Në përfundim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetase”, sipas policisë .

 

Fraksion.co