Life StyleTë fundit

Jetojnë me ish-bashkëshorten”, Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila

Aktori Bes Kallaku, ka konfirmuar ndarjen e tij nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Gjatë bisedës me banorët në Ferma Vip, ai tregoi se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten dhe ai i takon rrallë.

“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëherë se njeriut i ndodhin disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. E rëndësishme është që të jenë më mirë, të jemi falenderues se ndodh që nuk vlerësojmë ditët e mira”.

Besi gjithashtu rrëfeu se marrëdhënia e tyre ishte bërë e vështirë, duke e konsideruar Xhensilën “të huaj” tashmë për të.

E rëndësishme është t’i kesh mirë më shëndet. Edhe unë këtë vlerësoj. O Zot faleminderit!”, u shpreh më tej Besi, teksa rrëfeu momentin e vështirë.

Fraksion.com