Dani Alves lirohet nga burgu
Dani Alves është liruar ditën e sotme nga burgu pasi u pagua garancia e tij prej 1 milion eurosh.
Braziliani ishte shpallur fajtor për sulm seksual dhe ishte dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burgim muajin e kaluar.
Megjithatë, ai ditën e sotme është liruar nga burgu, pasi ka paguar garancinë e lirimit me kusht prej 1 milion eurosh.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Alves ka dorëzuar edhe pasaportat e tij spanjolle dhe braziliane, për të mos u konsideruar si rrezik që mund të largohet nga vendi.
40-vjeçari është liruar pasi qëndroi për 14 muaj në burg.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës ishte burgosur për herë të parë në janar 2023.
Tani ai do të presë në liri rishqyrtimin e dënimit për sulm seksual.
Fraksion.com