Balla: Garantim i sigurisë dhe pastrim i rrugëve nga dëbora në zonat malore
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot për situatën e rrugëve pas reshjeve pas reshjeve të borës që përfshinë zonat veriore të vendit prej natës së djeshme.
Balla vuri theksin tek garantimi i sigurisë dhe pastrimi i rrugëve nga dëbora në zonat malore.
“Policia e Shtetit Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore gjithmonë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve nga dëbora në zonat malore”, theksoi Balla.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot mbi situatën e rrugëve, pas reshjeve të borës që përfshinë zonat veriore të vendit prej natës së djeshme.
Sipas ARRSH-së, qarkullimi i mjeteve po kryhet pa probleme, ndërkohë që mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.
ARRSH rekomandon përdoruesit e rrugës që të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin goma dimërore në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
Fraksion.com