AktualitetTë fundit

Urdhër mbrojtjeje për të atin e Elia Zaharias, çfarë ndodhi në seancën e sotme të Princ Lekës dhe aktores

Në gjykatën civile u zhvillua sot seanca për Princin Leka II Zogu dhe Elia Zaharian, që kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë.

Gjykata vendosi që t’i jepte urdhër mbrojtje për një vit për Gjergj Zaharian, të atin e Elias, i cili u përfshi në një konflikt me Princin.

Ndërsa për Leka Zogun dhe aktoren, procesi u shty për në datën 27 mars. Avokati i Princit kishte sjellë aktet e ekspertizës për dhunën, por avokatja e Elias jo. Gjykata urdhëroi prokurorinë të sjellë aktet e ekspertizës për Elian dhe për këtë shkak, vendosi shtyrjen e seancës.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici. Të dyja palët janë përplasur më datë 5 mars, kur princi ka shkuar tek shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur. Pas përplasjes Leka ka denoncuar dhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, pasi sipas tij është fyer dhe dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërkohë që prej disa kohësh ata jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.

 

Fraksion.com