“Të mbahen përgjegjës ata që bllokuan punimet”, Gazment Bardhi: T’u japim shqiptarëve një Reformë Zgjedhore të saktë, jo tallje me teza jeniçerësh
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se në Kuvend nuk është vendosur armëpushim, se nuk ishin në luftë.
Ai tha se për reformën zgjedhore përgjegjës janë ata që e bllokuan për 2 vite.
“Nuk kemi vendosur paqe se nuk ishim në luftë, ishim dy palë të ndryshme. Ju në shkelje të Kushtetutës për të shkelur opozitën dhe opozita në mbrojtje të të drejtave të saj.
Qendrimi ynë ka qenë që ditën e parë që donim një jetë normale në Kuvend,. Kur ju nxisnin opozitën të bojkotonte Kuvendin dhe digjte mandatet ka marrë fund. Sot përballemi me cdo mjet e formë.
Sa i përket Reformës Zgjedhore. Në korrik e shtator 2023 kërkuam që të mbahen përgjegjës ata që e bllokuan. Kishte një Pazar që në limitet e kohës të zgjedhjeve të ardhshme të mos kishim zgjedhje të lira e të ndershme. Shqiptarët presin që vota të mos ndryshohet nga krimi, paratë e korrupsionit të kësaj qeverie.
Në skadim të këtij komisioni të turpshëm, ky Kuvend sot duhet t’i mbajë përgjegjës nga i pari tek i fundit dhe duhet të nxisë dialogun politik që t’i japim shqiptarëve një reformë të saktë e jo një tallje me teza jeniçerësh që kthehen sa herë dikush ka nevojë të bëhet deputet.
Fraksion.com