E martë, 3 Dhjetor, 2024
Latest:
AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Mete: Ja kush përfiton nga rritja e pagave në korrik

Ministri i Eknomisë Ervin Mete në Kuvend deklaroi se brenda muajit të ardhshëm pritet të finalizohen VKM-të që do të detajojnë rritjen e pagave. Mete theksoi se rritja e pagave do të nisë nga muaji korrik, ku do të përfitojnë mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë, mësuesit në arsimin parauniversitar, forcat e rendit, të mbrojtjes, si edhe punonjësit e niveleve zbatuese në administratën qendrore. Por edhe punonjësit e pushtetit vendor.

Siç e kemi theksuar edhe më herët, ekonomia ka pasur një performancë shumë të mirë gjatë vitit 2023, ku rezulton se treguesit kryesorë makro-ekonomikë patën përmirësime të ndjeshme. Kjo ecuri e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024. Ecuria e mirë e ekonomisë është reflektuar edhe në tregun e punës. Punësimi shënoi rritje, ndërsa shkalla e papunësisë në fund të vitit 2023 zbriti në 10.7%, një nga normat më të ulëta historike. Ndikim të ndjeshëm në këtë përmirësim ka patur sektori i turizmit, një trend që ka vijuar dhe në muajt e parë të këtij viti, i cili parashikohet të jetë një vit edhe më pozitiv sa i përket turizmit dhe ndikimit të këtij sektori në ekonominë e vendit. Në mbyllje të vitit 2023, niveli i të ardhurave arriti në 643 miliardë lekë, me një realizim me thuajse 100%, edhe me planin e rishikuar në rritje me aktin normativ të dhjetorit. Buxheti 2024 do të vijojë mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Brenda muajit të ardhshëm pritet që të finalizohen VKM-të që do të detajojnë këto rritje të pagave, që fillojnë nga 1 korriku i vitit 2024.

Ky buxhet, parashikon rritjen e mëtejshme të pagave për mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë, mësuesit në arsimin parauniversitar, forcat e rendit, të mbrojtjes, si edhe punonjësit e niveleve zbatuese në administratën qendrore. Gjithashtu, synojmë të mbështesim rritjen e pagave edhe për punonjësit e pushtetit vendor”, tha ministri.

 

Fraksion.com