Basha bllokon foltoren, Nikolla e përjashton nga seanca
Kreu i PD Lulzim Basha është përjashtuar nga seanca pasi ka bllokuar foltoren duke mos pranuar ta lirojë edhe pas paralajmërimeve të kryeparlamentares Nikolla.
“Mos bllokoni foltoren. Ju tërheq vëmendjen për zaptim foltoreje. Do ju përjashtoj nga seanca”, tha kryeparlamentarja Nikolla, e cila më pas ka marrë vendimin për përjashtimin e Bashës.
Teksa kërkoi të marrë fjalën për të folur mbi Reformën Zgjedhore, ai bllokoi foltoren duke mos lejuar ministrin Mete që të marrë fjalën.
Pavarësisht paralajmërimeve të Nikollës që të lirojë foltoren pasi në senacë do diskutohej rendi i ditës, Basha nuk u tërhoq.
Kryeparlamentarja e përjashtoi nga seanca dhe dha 5 minuta pushim në kërkesë të kreut të grupit të PD, Bledi Çuçit.
“Mos bllokoni foltoren. Ju tërheq vëmendjen për zaptim foltoreje, Do ju përjashtoj nga seanca”, tha kryeparlamentarja Nikolla.
Fraksion.com