Punonjësja e Top Channel: I bashkohem Eglës si dëshmitare
Disa ditë më parë Egla Ceno ka rrëfyer një histori personale të saj, e cila pretendon se ka patur një ngacmim seksual në ambientet e punës nga Saimir Kodra.
Ky lajm solli një rrëmujë të madhe kudo nëpër rrjet dhe nuk mbeti pa u zënë në gojë dhe nga vetë ‘i akuzuari’, i cili sqaroi çdo gjë në emisionin e tij, teksa u shpreh se me këtë çështje do të merret Gjykata.
Këto pamje u transmetuan në ‘Prime-n’ e sotëm, ku dhe vetë Egla tregoi disa nga arsyet pse e bëri këtë rrëfim dhe pse pikërisht përmendi persona të tjerë që nuk janë pjesë e asaj shtëpie.
Një reagim i papritur ka ardhur nga një ish-punonjëse e ‘Top Channel’ e cila pretendon se është dëshmitare dhe i bashkohet Eglës. Por kjo nuk mund të jetë një provë pasi personi në fjalë është thjesht një dëshmitare.
Por një gjë është e sigurt, ky koment do të krijojë një rrëmujë të madhe në rrjet!
Fraksion.com