AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Nënshkruhet marrëveshja për projektin e ndërtimit të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, Balluku: Linjë me gjatësi 120 km

Banka Europiane e Investimeve ka nënshkruar marrëveshje me Qeverinë Shqiptare në projektin madhor të ndërtimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan se kjo linjë do të ketë një gjatësi prej 120 kilometrash.

“Nënshkruam marrëveshjen me Bankën Europiane të Investimeve, një tjetër partner me Qeverinë Shqiptare në projektin tonë madhor të ndërtimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.”

Balluku shton se kjo marrëveshje ka rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, por edhe mallrave treksa shton se ky është projekti i dytë madhor i Qeverisë Shqiptare në transportin hekurudhor.

Fraksion.com