Life StyleTë fundit

Veza në kokën e Romeos: Ja dënimi që mori Ledjona

Pak ditë më parë një veprim i pahijshëm ndodhi në shtëpinë e ‘BBV3’, ku Ledjona theu një kokërr veze mbi kokën e Romeos.

Për këtë është diskutuar mbrëmjen e sotme ku Ledjoba u shpreh se ai veprim ka ardhur pasi sipas saj, Romeo i është drejtuar me fjalën ‘dele’.

‘Kërkoj ndjesë për atë veprim. Është herë e parë që ndodh nga unë. Unë e kam treguar gjatë qëndrimit tim se e vlerësoj ushqimin, e kam treguar dhe te ferma. Ai veprim kam ardhur pas këndimit të refrenit të këngës nga Romeo, i cili më është drejtuar me fjalët dele, ushtar e ofendime të tjera. Mbaj përgjegjësi, e kam nisur si shaka pa menduar se do marrë këto përmasa.’- është shprehur Ledjona.

Pas kësaj produksioni e dënoi duke e nxjerrë në nominim për javën e ardhshme.

Fraksion.com