Rose Hanbury përgjigjet për thashethemet e lidhjes me Princin William
Rose Hanbury theu heshtjen e saj mes thashethemeve se ajo kishte një lidhje me bashkëshortin e Kate Middleton, Princin William.
Nëna e tre fëmijëve, 40 vjeçe, e cila u martua me David Cholmondeley në vitin 2009, foli gjatë fundjavës, ndërsa fansat mbretërorë vazhduan të spekulonin për zhdukjen e Middleton nga sytë e publikut.
Hanbury i tha “Business Insider” përmes avokatëve të saj, se thashethemet se ajo kishte një lidhje me William “janë krejtësisht të rreme”.
Megjithëse spekulimet për një lidhje të supozuar mes çiftit datojnë që nga viti 2019, thashethemet u rritën pasi Kensington Palace njoftoi se Princesha e Uellsit, 42 vjeç, do t’i nënshtrohej një operacioni abdominal në janar.
Mungesa prej muajsh e Middleton nga jeta publike bëri që shumë njerëz të spekulojnë për gjendjen e martesës së saj me William, 41 vjeç, me të cilin ajo ka tre fëmijë.
Stephen Colbert madje tha gjatë një episodi të emisionit të tij të bisedave, “The Late Show”, javën e kaluar.
“Epo, tani, inteligjentët e internetit po hamendësojnë se mungesa e Kate mund të lidhet me një lidhje të bashkëshortit të saj dhe mbretit të ardhshëm të Anglisë William. Pra, mendoj se të gjithë e dimë se kush është gruaja tjetër e supozuar. Marshionesha e Cholmondeley, sa emër i bukur!” u tall ai , duke iu referuar titullit zyrtar mbretëror të Hanbury.
Fraksion.com