Life StyleTë fundit

“Qepe gojën injorant, mos më bëj viktimën!”, “O gagaç!”

Gjatë diskutimit në Big Brother VIP rreth veprimit që bëri Ledjona ndaj Romeos duke i thyer vezën në kokë ka pasur një përplasje mes këtij të fundit dhe aktorit Julian Deda.

Për shkak të ndërhyrjeve të shpeshta nga Romeo, Juli i ka kërkuar që pushojë dhe të mos flasë gjatë kohës kur flet ai.

Pjesë nga përplasja mes tyre:

Juliani: Veprimi i Romeos me orizin është po një shpërdorim i një produktit të sponsorit
Romeo: Po pse e dredh
Juliani: Po pusho mor burrë!
Romeo: Hajde ma argumento pse qenka ashtu
Juliani: A ka mundësi mos ta bësh viktimën dhe ta qepësh gojën kur të flas unë njëherë e përgjithmonë. Ore çfarë është ky more? A ka mësuar ndonjë gjë nga televizioni ky njeri apo jo? Po ta shikoni është ky zotëria që thotë direkt, ky e ka fajin. Sepse do që ta dënoj unë Ledjonin, sesi mund ta bëj unë këtë nuk e di.
Ledioni: Juli, po ti pse i kërkon Heidit të dënojë Eglën?
Romeo: Hajde jep içik përgjigjie
Juliani: Po qepe gojën o injorant
Romeo: O gagaç!

 

Feaksion.com