Life StyleTë fundit

“Kryefjala e Big Brother”, Heidi dhe Romeo shfaqen në Times Square

Romeo dhe Heidi kanë qenë një nga çiftet më të dashura për publikun brenda BBV3, para se ata të konfirmonin ndarjen. Fansat që mbështesin dyshen nuk e kanë pritur aspak mirë lajmin e ndarjes së tyre.

Heidi para pak ditësh mori një dron brenda shtëpisë, por suprizat nuk mbyllen me kaq. Ditën e sotme në media është bërë viral një billboard në Times Square me foto të Heidit dhe Romeos.

Në videon në fjalë ku janë foto të ndryshme të çiftit është shkruar.

Kryefjala e BB.

 

Videoja gjithashtu përmban disa nga momentet më të bukura të tyre brenda shtëpisë. Nuk dihet akoma se si do të vijojë marrëdhënia e dyshes, por fansat padyshim që duan një ribashkim.

 

Fraksion.com