Romeo gjithë shtëpinë ‘kundër’, Donaldi ka dy fjalë për banorët
Lideri i shtëpisë për këtë javë u zgjodh Romeo, dhe këtë herë jo me votat e konkurrentëve të formatit por nga votat e publikut.
Siç është parë për ditë me radhë ai ka qenë banori që ka patur pothujse gjithë shtëpinë kundër dhe me po të njëjtat situata është përballur dhe ditën e sotme, pas pozicionit të ri që mori brenda në shtëpi së bashku me Julin, pasi ishin çift.
Teksa të gjithë i janë kthyer kundër, një reagim ka ardhur nga binjaku i tij, Donaldi, i cili nëpërmjet një postimi në Instastory, ka shpërndarë një video të Romeos, ku ky i fundit është përballur me ofendime dhe akuza nga banorët e tjerë dhe përbri shkruan: ‘Çfarë bëri të meritonte këtë? Hiç, doli lideri!’
Fraksiin.com