AktualitetTë fundit

“U ekstradua sot nga Dubai”, kush është Bruno Çobo, “koka” e grupit kriminal

Bruno Çobo, koka e një grupi kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK për mashtrim në bashkëpunim me 16 persona të tjerë, është deportuar sot nga Dubai.

Ai akuzohet për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Grupi operonte përmes një call centeri në Tiranë të cilët kontaktonin qytetarë në Itali. Personat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta.

Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.

Viktima shkarkonte sipas udhëzimeve të telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, duke i lejuar këtij të fundit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës dhe më pas në numrat e llogarive bankare.

Çobo u arrestua tre javë më përpara në Dubai, ku fillimisht ka pasur një tentativë për të marrë azil, por kur iu refuzua, vetë i arrestuari shprehu pëlqimin për ta vijuar betejën e tij me drejtësinë në vendin e tij dhe kështu u kryen të gjitha procedurat mes Interpol Tiranës dhe Interpol Dubai. Edhe pse ne nuk kemi një marrëveshje me Dubain, u arrit ky ekstradim dhe autoritetet shqiptare besojnë se shumë shpejt ne mund të kemi një marrëveshje me këtë vend. Jo vetëm Shqipëria, por edhe vendet e tjera europiane ose jo e kanë të vështirë të marrin të kërkuarit e drejtësisë

Fraksion.com