Horoskopi ditor e mërkurë 13 mars 2024
Ky është horoskopi ditor për ditën e sotme e mërkurë 13 mars 2024. Parashikimini yjeve për ju se si do të ecë shëndeti, puna dhe ndjenjat për secilën shenjë
Dashi
Mërkuri do iu bëjë pak të nxituar këtë muaj, por Marsi nga ana tjetër do iu vërë fre. Që në fillim, bëni një listë me gjërat më prioritare. Ju të dashuruarit do jeni mjaft sensualë dhe do e surprizoni në çdo moment personin që keni në krah. Do ndiheni vërtet mjaft mirë. Ju beqarët do realizoni takime interesante, por do keni frikë të hidhni hapa më tej. Në fakt po pritët shumë keni për t’u penduar. Intuita do iu bëjë të kaloni pengesat në punë, por gjithsesi kontrolloni dhe verifikoni çdo gjë në mënyrë që mos ju dalin të papritura. Në planin financiar do kaloni goxha vështirësi dhe vetëm me ndihmën e familjareve do mund të mos mbeteni pa para.
Demi
Binjakët
Gaforrja
Nuk do e keni të vështirë të vendosni gjatë kësaj dite dhe do keni periudha reflektimi. Ju të dashuruarit do ndiheni disi më mirë. Ndryshe nga disa kohë më parë do i shihni gjërat me një sy tjetër. Do jeni më tolerantë dhe më të kuptueshëm. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe me statusin që keni prandaj nuk do e kërkoni me ngulm ndryshimin e tij. Në punë do doni të ecni para dhe të zbuloni gjëra të reja. Shefi juaj do e kuptojë këtë dëshirë dhe mund t’iu besojë diçka të rëndësishme. Gjendja e financave do lerë për të dëshiruar. Mundohuni t’i menaxhoni me kujdes ato para që do ju mbeten sepse në të kundërt do keni probleme.
Luani
Virgjëresha
Peshorja
Akrepi
Edhe pse presioni në çdo fushë do jetë i madh gjatë kësaj dite ju do mund t’i bëni ballë dhe do arrini objektivat tuaja. Ju të dashuruarit nuk do keni për çfarë të qaheni sepse çdo gjë do ju ecë për mrekulli në marrëdhënien që keni krijuar. Ju beqarët do ndiheni më të kënaqur se kurrë më parë dhe do i pranoni ftesat e disa personave. Shumë shpejt gjërat kanë për të ndryshuar për ju. Në punë do jeni shumë energjikë, por nuk do arrini shumë lart. Do iu dalin pengesa dhe promovimi do të vihet në pikëpyetje. Gjendja e financave do mbetet goxha delikate. Mundohuni që njëherë për njëherë të mos shpenzoni shuma të mëdha.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do jeni dinamikë dhe kurajozë. Nuk do i lini asgjë rastësisë dhe kjo do shmangë të gjitha problemet. Për ju të dashuruarit do ketë ndryshime rrënjësore. Do jeni më të hapur e më tolerante me partnerin dhe të gatshëm të bëni çdo gjë që marrëdhënia mes jush të mbetet e qëndrueshme. Në mbrëmje do ketë edhe surpriza. Ju beqarët do realizoni takime pafund, por pa asnjë të ardhme. Në punë duhet të tregoheni më të disponueshem kur t’iu kërkojnë shefat dhe mos bëni asgjë sipas mendjes suaj. Në planin financiar do kryeni shpenzime të pamenduara, të cilat do e turbullojnë situatën.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do jeni mjaft të vendosur dhe kurajoze. As optimizmi nuk do iu mungojë, por duhet të bëni kujdes nga siguria e tepërt në vetvete. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e kënaqshme dhe e mbushur me emocione. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë si kurrë më parë prandaj duhet ta shfrytëzoni çdo sekondë. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë, por do druheni t’i shprehin ndjenjat ashtu si do i ndieni. Në punë do jeni tepër intuitivë dhe do i kapni gjërat në ajër. Do i arrini objektivat tuaja edhe pse me pak përpjekje. Nëse jeni në kërkim të një punë do e gjeni. Gjendja e financave do jetë e shkëlqyer kështu që mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.
Ujori
Nëse Saturni gjatë kësaj dite do e zbutë presionin, tornadoja e Uranit do iu elektrizojë. Do keni ide të mira në çdo fushë. Ju të dashuruarit do merreni vesh me atë që keni në krah dhe më në fund do i zgjidhni dyshimet që keni pasur. Marrëdhënia në çift do jetë e ngrohtë. Ju beqarët do jeni gjithë ditën në kërkim të princit te kaltër, por me shumë gjasë nuk do e gjeni dot atë. Në punë duhet të jeni tejet të vëmendshëm në mënyrë që të përfitoni nga të gjitha mundësitë që do iu jepen. Për financat do jetë një ditë e favorshme. Do arrini të kryeni edhe shpenzimet e domosdoshme edhe do hiqni disa para mënjanë.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do keni shumë nevojë për gjithçka, por më tepër për para. Do mendoheni gjatë për të gjetur zgjidhje dhe për të përmbushur të gjitha nevojat. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft pasionante dhe do ndiheni pafundësisht mirë. Do ndiheni mirë në krahët e partnerit dhe gati për të marrë edhe disa vendime. Ju beqarët duhet të bëni kujdes me mënyrën sesi do i joshni të tjerët sepse mund t’i ulni pikë vetes. Në punë do iu kërkohet të merreni edhe me gjëra të parëndësishme dhe do largoheni nga ato që keni më tepër rëndësi. Financat nuk do jenë aq të mira sa ju do kishit dëshiruar. Kujdes me çdo lloj shpenzimi që do kryeni..
Fraksion.com