AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Shkolla e re në Durrës “Eftali Koçi”, e rindërtuar me standardet më të mira

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga shkolla e re në Durrës “Eftali Koçi”.

Rama thekson se shkolla e re sapo ka hapur dyert për 650 fëmijë, nxënës e mësues, dhe është me standardet më të mira.

“Tjetër shkollë e re, “Eftali Koçi” në Durrës, e rindërtuar me standardet më të mira me mbështetjen edhe të partnerëve tanë të BE dhe PNUD, bashkë me kopshtin për më të vegjlit, sapo kanë hapur dyert për 650 fëmijë, nxënës e mësues”, u shpreh Rama.

Shkolla 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës ka marrë një pamje krejt të re pas rikonstruksionit total të ambienteve të brendshme dhe të jashtme, financuar nga programi “EU4School” i Bashkimi Europian, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe bashkinë Durrës.

 

Fraksion.com