Peleshi: Nivel i lartë bashkëpunimi mes Forcave Speciale shqiptare dhe amerikane
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vlerësoi sot mbështetjen e vazhdueshme që SHBA kanë dhënë ndaj Forcave të Armatosura shqiptare.
Peleshi ndau në rrjetet sociale momente nga stërvitja trajnuese “JCET24”, që sipas tij, “tregoi një nivel të lartë bashkëpunimi dhe efikasiteti mes Forcave tona Speciale dhe atyre amerikane”.
Sipas ministrit, “kjo eksperiencë shërbeu për t’i përmirësuar ndjeshëm aftësitë tona operacionale, duke nxitur një përkushtim të ndërsjellë drejt rritjes së kapacitetit tonë të përgjithshëm”.
“Mirënjohje aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Forcave tona të Armatosura”, tha Peleshi.
Fraksion.com