Kam dashur t’i bëj vetes keq”, Erjola rrëfen dhunën e ish-partnerit të saj
Erjola ka rrëfyer këtë Prime linjën e jetës së saj dhe kalvarin e vuajtjeve që ka kaluar pas humbjes së babait të saj. Mes lotësh ajo ka treguar për publikun dhe familjen e saj se ka qenë në një marrëdhënie toksike ku është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, madje ka tentuar edhe të lëndojë veten. Rrëfimi i plotë:
Në moshën 3-4 vjeçare mu dogj gjithë trupi. 97% mund të isha e vdekur. I vetmi gjak që mund të më shpëtonte ishte i babit.
Ai më ka dhuruar një jetë të dytë. I them faleminderit Zotit se ka njerëz që nuk arritur ti thonë baba dikujt. Më ka marrë malli kur më thërriste Lolita e babit, më jepte siguri. Kur babai im ndërroi jetë, humba forcën time më të madhe. Nuk e prisja që një vajzë kaq e vogël do të kthehej në një grua.
Për një familje me 4 vajza jeta e mamit ka qenë me të zeza. Mërzitem që kam kaluar shumë pak kohë me nënën time.
Amaneti i fundit që babi la ka qenë atë gocë mos ma prekni me dorë. Kam qenë e lidhur. Ka qenë një dashuri e pamundur reciproke, por aq toksike saqë theu shumë gjëra në jetën time. Kam përjetuar dhunë psikologjik, verbale dhe fizike.
Këto veprime vinin si pasojë e xhelozisë, e punës time në televizion. Vetja më dukej e shëmtuar kalova në depresion por mË duhet të dilja të buzëqeshja para kamerave.
Kam dashur t’i bëj vetes keq por më dilte fytyra e familjes time para. Dua të kthehem edhe njëherë në Erjolën time si vajzë. Kam lejuar një njeri të shtypi dhe të ndrydhi ndjenjat e mia, por unë jetoj për ty mami. Të dua shumë.
Fraksion.com